Benita Zena ka ndarë detaje mbi lidhjen e saj me ish-partnerin Endrin, duke deklaruar se nuk ka asnjë pendesë për atë periudhë. Gjatë një interviste, ajo tregoi se marrëdhënia nisi kur ishte 15 vjeçe dhe zgjati deri pak para hyrjes së saj në “Big Brother”.

Zena e përshkroi atë lidhje si një dashuri të sinqertë, larg luksit dhe interesave materiale. "Ka qenë dashuri reale, pa hile," theksoi ajo. Pavarësisht ndjenjave, Benita është e qartë se nuk beson në rikthimin e një lidhjeje të përfunduar. "Diçka që thyhet nuk ka më ribashkim," u shpreh ajo, duke shtuar se një raport i mbaruar nuk duhet të vazhdojë.

Në fund, Zena la të kuptohet se ish-partneri e ka vlerësuar atë vetëm pas ndarjes, duke thënë, "E ka parë, e ka humbur Benkin."