Benita Zena, e njohur nga “Big Brother VIP Kosova”, foli për këtë zgjedhje gjatë një interviste në emisionin “She’s On Air”. Modelja sqaroi se nuk ndihet e rrezikuar dhe se merr shumë dashuri nga publiku.
Zena theksoi se prania e truprojës është thjesht një preferencë personale. Ajo shtoi se nuk e bën këtë për të krijuar një imazh specifik apo për të tërhequr vëmendjen e publikut, ndonëse pranoi se mund të japë përshtypjen e një “showgirl”.
Sipas saj, ky angazhim nuk është risi dhe ka pasur edhe më parë persona që e kanë shoqëruar. Deklaratat e saj kanë nxitur reagime të ndryshme në rrjetet sociale.