Ndeshja pa një dominim të dukshëm të Belgjikës, e cila shënoi dy gola në secilën pjesë të lojës. De Ketelar realizoi dopietë në pjesën e parë, ndërsa Tillman shënoi golin e vetëm për SHBA-në nga një goditje dënimi, duke rikthyer përkohësisht baraspeshën.

Goli i Vanaken në minutën e 57-të, me asist të De Ketelar, e bëri të pamundur kualifikimin e SHBA-së. Lukaku vulosi fitoren me golin e shënuar në minutën e 93-të.

Belgjika do të luajë çerekfinalen kundër Spanjës më 10 korrik, duke nisur nga ora 21:00.