Gashi do të analizojë situatën e sigurisë publike pas tentimvrasjeve të ditëve të fundit. Ai do të shtjellojë nëse siguria e vendit rrezikohet nga niveli aktual i kriminalitetit.

Diskutimi do të përfshijë metodat e hetimit, mbledhjen e provave dhe shpejtësinë e reagimit policor në rastet kriminale. Gjithashtu, do të trajtohet gjetja e armëve ilegale në shumicën e bastisjeve policore. Një tjetër pikë fokusi do të jetë nëse strategjia e sigurisë aktuale adreson siç duhet të gjitha këto probleme sigurie.