Protesta, e paralajmëruar nga BDI, vjen si reagim ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka rikthyer emrat e vjetër të rrugëve dhe sheshit. BDI thekson se këto vendime bien ndesh me rendin kushtetues dhe rrezikojnë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Ylldrita Saliji Seferi nga BDI deklaroi se protesta është një thirrje për përgjegjësi institucionale. Ajo theksoi rëndësinë e respektimit të rendit kushtetues dhe mbrojtjen e Marrëveshjes së Ohrit, të cilën e cilësoi si themel të bashkëjetesës dhe orientimit euro-atlantik të vendit. BDI fton qytetarët që besojnë në këto vlera të marrin pjesë në protestën paqësore.