Kampioni gjerman Bayern Munich ka siguruar shërbimet e mbrojtësit gjerman Nathaniel Brown. Transferimi i 23-vjeçarit u realizua nga Eintracht Frankfurt për një shifër prej 55 milionë eurosh. Dhjetë për qind e kësaj shume do t'i kalojë ish-klubit të futbollistit, Nurnbergut.

Brown, i cili është pjesë e kombëtares gjermane, ka nënshkruar një kontratë që e lidh me Bayernin për pesë vitet e ardhshme. Me këtë blerje, Bayerni arrin nëntë lojtarë në skuadër që ishin të grumbulluar për Botërorin aktual që po zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.