Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ndërhyri këtë të hënë në një bar-kafe në zonën e Fushë-Krujës, pranë “Tregut Fshatar”. Ky aksion erdhi pas informacioneve për ushtrim të paligjshëm të lojërave të fatit dhe basteve sportive.

Gjatë kontrolleve, efektivët sekuestruan katër pajisje kompjuterike, katër monitorë dhe pajisje serverike. Këto objekte dyshohet se përdoreshin për organizimin e basteve sportive të paligjshme.

AMP njoftoi se po kryen veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të aktivitetit. Po punohet për identifikimin e personave të përfshirë, si dhe verifikimin e çdo rasti të mundshëm favorizimi nga punonjës të Policisë së Shtetit ose subjekte të tjera nën mbikëqyrjen e Agjencisë. Pronari i bar-kafesë është shtetasi Ahmet Stafuka.