Një operacion policor në Tiranë rezultoi me arrestimin e Z. T., 56 vjeç, pronar i lokalit, dhe G. E., 33 vjeç. Gjatë kontrollit në lokalin e ndodhur në bulevardin “Zhan d’Ark”, u gjetën sasi e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe tre telefona celularë, të cilët përdoreshin për vendosjen e basteve sportive.

33-vjeçari G. E. u kap në flagrancë brenda lokalit, duke vendosur baste përmes telefonit celular. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.