Ndeshja mes Kosovës dhe Shqipërisë fillon në orën 19:00. Përzgjedhësi i Kosovës ka finalizuar ekipin pas përgatitjeve që nisën më 17 qershor.
Lista përfshin emra si Dardan Berisha, Drilon Hajrizi, Mikaile Tmusic dhe Lis Shoshi. Nga lista fillestare prej 15 basketbollistësh, Valon Bunjaku mungon për shkak dëmtimi. Gjithashtu, Gëzim Morina dhe Rron Ukaj nuk janë në dispozicion për shkak të lëndimeve.