Sfida po zhvillohet në "TIPOSBET Arena" në Spisska Nova Ves, Sllovaki. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 50:42 në favor të Sllovakisë.
Kosova nuk ka shanse për të avancuar në raundin e dytë të parakualifikimeve. Nga tri ndeshjet e mëparshme në Grupin C, Kosova kishte një fitore dhe dy humbje.
Në këtë pjesë të parë, Lis Shoshi ishte më i miri për Kosovën me tetë pikë dhe dhjetë asistime. Divine Myles kontribuoi me 10 pikë, një kërcim dhe dy asistime. Për Sllovakinë, Matus Hronsky shënoi 14 pikë dhe realizoi tri kërcime.