Ndeshja u zhvillua pas humbjes së Kosovës ndaj Shqipërisë. Sllovakia e nisi takimin më mirë, duke e mbyllur çerekun e parë me një epërsi prej 11 pikësh, 33-22.

Në çerekun e dytë, Kosova ngushtoi diferencën, duke shënuar 20 pikë kundrejt 17 të Sllovakisë. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 50-42 në favor të sllovakëve.

Edhe çereku i tretë u mbyll me epërsi minimale për Kosovën, 21-20. Megjithatë, skuadra nuk arriti të bënte përmbysjen në çerekun e fundit, ku Sllovakia ruajti avantazhin me një rezultat prej 20-16.

Drilon Hajrizi ishte basketbollisti më i mirë për Kosovën me 20 pikë, i ndjekur nga Divine Myles me 17 pikë. Nga ana e Sllovakisë, Matus Hronsky shënoi gjithashtu 20 pikë.

Aktualisht, Kosova renditet në pozitën e dytë me pesë pikë, aq sa ka edhe Shqipëria. Sllovakia kryeson me tetë pikë.