Ndeshja u zhvillua në kuadër të Grupit C dhe përfundoi me një epërsi prej shtatë pikësh për Shqipërinë. Përballja nisi e barabartë, me çerekun e parë që u mbyll 23-23. Kosova arriti të fitojë çerekun e dytë me rezultat 25-24, duke shkuar në pushim me një pikë epërsi.
Megjithatë, në pjesën e dytë, Shqipëria dominoi. Çereku i tretë përfundoi 17-22 në favor të Shqipërisë, ndërsa çereku i katërt u mbyll 17-20, duke vulosur fitoren e tyre.
Lojtari më i mirë për Shqipërinë ishte Breein Tyree me 25 pikë të shënuara. Për Kosovën, Dardan Berisha shënoi 28 pikë, por performanca e tij nuk ishte e mjaftueshme për të shmangur humbjen.
Pas këtij rezultati, Shqipëria ngjitet në vendin e dytë në Grupin C me pesë pikë, ndërsa Kosova renditet në pozitën e fundit me katër pikë.