Çifti i njohur u pa në një dalje të rrallë publike, teksa brohoritën me entuziazëm për Spanjën, e cila triumfoi me rezultatin 3-0. Kjo fitore i siguroi Spanjës kalimin në fazën e 16 më të mirave të Kupës së Botës.
Fituesit e çmimit Oscar, të martuar prej vitit 2010, u shfaqën të buzëqeshur gjatë gjithë takimit. Ata biseduan dhe ndoqën me vëmendje çdo moment të ndeshjes. Reagimet e tyre emocionale u shfaqën qartë nga tribunat pas fitores.
Javier Bardem dhe Penelope Cruz janë prindër të dy fëmijëve, Leonit 14-vjeçar dhe Lunës 11-vjeçare. Bardem ka shprehur më parë se prej lindjes së fëmijës së parë, ata kanë vendosur që gjithmonë njëri prej tyre të jetë pranë familjes gjatë projekteve filmike. Aktori ka theksuar se nuk qëndron larg familjes për më shumë se dy javë kur angazhohet me punë.
Bardem ka folur me admirim për Penelopen, duke e cilësuar si një person "të mrekullueshëm, të bukur dhe të mirë", pa parë asnjë shenjë ligësie tek ajo.