Këto pajisje shërbejnë si një sistem paralajmërimi i hershëm për punonjësit, duke matur temperaturën e trupit. Byzylyku lëshon një tingull dhe dridhje nëse detekton se mbajtësi është në rrezik, duke e udhëzuar atë të ndërpresë punën menjëherë.

Kjo nismë vjen në një kohë kur Spanja po përballet me valë të njëpasnjëshme të të nxehtit, të cilat shkaktuan mbi 1,000 vdekje në qershor. Disa punëtorë rruge kanë ndërruar jetë viteve të fundit në të gjithë Spanjën për shkak të rritjes së temperaturave ekstreme. Pep Llimona, koordinator i parandalimit për shërbimin e parqeve dhe kopshteve të Barcelonës, theksoi se kjo masë është pjesë e përpjekjeve për t'u përshtatur ndaj ndryshimeve klimatike gjithnjë e më agresive.

Punonjësit që përfitojnë nga kjo pajisje përfshijnë pastruesit e rrugëve, ekipet e ndriçimit, punëtorët e parqeve dhe ata të menaxhimit të mbeturinave. Spanja, ashtu si pjesa më e madhe e Evropës, ka përjetuar vapë të fortë gjatë javëve të fundit dhe po përgatitet për një valë të dytë të të nxehtit.