Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, synon të finalizojë marrëveshjen për Julian Alvarez shumë kohë para përfundimit të afatit kalimtar të verës. Klubi katalanas nuk dëshiron të zvarrisë negociatat dhe pret një zgjidhje të shpejtë.

Më herët, Barcelona i kishte ofruar Atletico Madridit 100 milionë euro për Alvarezin, por oferta u refuzua. Laporta ka konfirmuar se Barcelona nuk do të hyjë në ankande multi-milionëshe dhe nuk do të ofrojë shifra mbi 100 milionë euro, duke iu referuar një refuzimi të mëparshëm të një oferte prej 150 milionë eurosh nga Atletico. Trajneri Hansi Flick gjithashtu ka kërkuar sqarime të shpejta lidhur me përbërjen e skuadrës për përgatitjet verore.