Autoritetet sekuestruan bizhuteri me vlerë rreth 370 mijë euro dhe 4 mijë euro para kesh gjatë operacionit. Të arrestuarve u ngritën akuza për krijim dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, vjedhje të rënda të kryera në mënyrë të organizuar dhe të përsëritur, dëmtim të pronës dhe pastrim parash. Tre prej tyre janë lënë në paraburgim.
Sipas hetimeve, banda dyshohet se kreu grabitje në 13 argjendari, kryesisht në zonat e Pireut, Koridallos, Nikaias, Moschatos dhe pjesë të tjera të Atikës. Grabitësit dyshohet se hynin me forcë në dyqane, merrnin sendet me vlerë brenda një minute dhe largoheshin me automjete të vjedhura. Bizhuteritë transportoheshin në arka dhe kazanë plehrash për të mos rënë në sy.