Albin Berisha, 25 vjeç, do të veshë sërish fanellën e Ballkanit. Sulmuesi u largua nga skuadra suharekase në vitin 2024, duke iu bashkuar Petrolulit në Rumani për 230 mijë euro. Më pas, Berisha luajti për Hansa Rostock në Gjermani dhe Kapfenberg në Austri.
Gjatë karrierës së tij, Berisha ka luajtur edhe për klubet kosovare Besa e Pejës, Liria dhe Malisheva, si dhe për Laçin dhe Kukësin në Shqipëri.
Përveç rikthimit të Berishës, Ballkani ka njoftuar edhe transferimin e Abou Dosso. Dosso është një mbrojtës i majtë nga Bregu i Fildishtë, i cili tashmë do të jetë pjesë e skuadrës suharekase.