Klubi nga Suhareka ka prezantuar Abou Dosson, mbrojtës nga Bregu i Fildishtë, dhe portierin Ardit Nika. Dosso, 30 vjeç, vjen nga Zimbru Chișinău dhe pritet të sjellë përvojë e stabilitet në krahun e majtë të mbrojtjes. Nika, 28 vjeç, do të shtojë konkurrencën mes shtyllave, duke i ofruar stafit teknik një tjetër opsion të rëndësishëm.

Këto afrime janë pjesë e strategjisë së FC Ballkanit për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Klubi synon të jetë konkurrues në të gjitha garat ku do të marrë pjesë.