Ballkani do të përballet me Connah’s Quay Nomads. Ndeshja luhet të mërkurën në orën 19:30.
Ky është edicioni i pestë për Ballkanin në garat evropiane. Klubi ka marrë pjesë dy herë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, në sezonet 2022/2023 dhe 2023/2024. Ekipi ka rikthyer disa futbollistë me objektivin për të avancuar sa më shumë në kompeticionet evropiane.