Ndeshja do të zhvillohet nga ora 19:30. Ekipi udhëtoi drejt Uellsit të hënën. Ky shënon edicionin e pestë për Ballkanin në garat evropiane.

Klubi suharekas ka marrë pjesë dy herë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, gjatë sezoneve 2022/2023 dhe 2023/2024. Ballkani ka afruar disa lojtarë të rinj me objektivin për të avancuar sa më shumë në garat evropiane.