Zoti Balla theksoi në Kuvend se mazhoranca do të qëndrojë besnike mandatit të qytetarëve. Ai u bëri thirrje protestuesve për dialog, duke shtuar se ka mbetur pak kohë për këtë. Balla shprehu gatishmërinë e partisë për të dëgjuar arsyet e tubimeve dhe për të reflektuar.
Njëkohësisht, zoti Balla dënoi ashpër aktet e dhunës gjatë protestave, duke njoftuar se tre punonjës policie kanë mbetur të plagosur rëndë. Ai theksoi se Kuvendi nuk do të heshtë përballë sulmeve ndaj uniformave të shtetit. Balla u bëri thirrje qytetarëve të distancohen nga elementët e dhunshëm që, sipas tij, e kanë marrë peng protestën.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së nënvizoi se Kuvendi do të vazhdojë të ushtrojë mandatin e besuar nga qytetarët. Ai përsëriti angazhimin për integrimin e Shqipërisë në BE brenda këtij mandati.