Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, shprehu shqetësimin për dhunën në protestën e sotme në Tiranë. Përmes një postimi në Facebook, Balla dënoi incidentet e regjistruara gjatë tubimit.
Ai publikoi pamje të punonjësit të Policisë së Shtetit, Festim Kamberi, i cili u plagos gjatë përplasjeve. Sipas Ballës, Kamberi ka 32 vite në shërbim. Balla deklaroi se protesta, e cila fillimisht kishte karakter qytetar, degjeneroi në dhunë dhe konflikt. Ai e cilësoi këtë si “film të vjetër të sherrit dhe dhunës”, duke fajësuar “thonjtë e politikës së dështimit” për situatën.