Bekim Balaj, kapiteni i Vllaznisë, numëron 13 paraqitje në kompeticionet europiane me fanellën kuqeblu. Kjo e vendos Balajn në vendin e shtatë të renditjes historike të klubit për këtë statistikë.

Menjëherë pas tij renditet Erdenis Gurishta. Mbrojtësi ka regjistruar 12 paraqitje në kupat e Europës me Vllazninë, duke zënë vendin e nëntë në historinë e klubit.

Prania e tyre në skuadër shihet si një vlerë e shtuar për trajnerin. Eksperienca e Balajt dhe Gurishtës në ndeshje ndërkombëtare konsiderohet e rëndësishme, jo vetëm për kontributin në fushë, por edhe për të ndihmuar futbollistët më të rinj.

Rekordi absolut i paraqitjeve në kompeticionet europiane për Vllazninë mbahet nga Amarildo Belisha, me 23 ndeshje të luajtura.