Bajraktari theksoi se vendimi i Gjykata Speciale duhej të ishte lirues, pasi nuk është argumentuar pretendimi i Prokurorisë. Sipas tij, masat e paraburgimit nuk kanë bazë ligjore as në ligjin vendor, as në praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, kanë qëndruar në paraburgim nga nëntori i vitit 2020. Nga prilli i vitit të kaluar, kur përfundoi lista e dëshmitarëve të Prokurorisë, ata duhet të ishin liruar.

Data e shpalljes së vendimit për këtë rast është caktuar më 16 shtator. Paraprakisht, pritej që vendimi të shpallej më 20 korrik.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së nisi më 3 prill 2023. Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) përfundoi paraqitjen e provave më 15 prill 2025. Mbrojtja e viktimave prezantoi provat në korrik 2025, ndërsa ekipet mbrojtëse të Thaçit dhe Krasniqit midis shtatorit dhe dhjetorit 2025. Faza e paraqitjes së provave u mbyll më 18 dhjetor 2025.

Gjatë këtij procesi, dëshmuan 134 dëshmitarë. Deklaratat përmbyllëse u mbajtën nga 9 deri më 18 shkurt 2026.