Në Gjykatën e Tiranës u zhvillua seanca gjyqësore për protestuesit e arrestuar më 2 korrik. Avokatët mbrojtës deklaruan unanimisht se arrestimet ishin të paligjshme dhe kërkuan që gjykata t'i shpallte si të tilla.

Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” për dy prej protestuesve. Për të tjerët, prokuroria kërkoi masën e “detyrim paraqitje”. Trupa gjykuese u tërhoq në sallën e këshillimit pas përfundimit të parashtrimeve.