Avokati Dorjan Matlija ka analizuar zhvillimet e protestave, duke theksuar se dhuna dhe aktet e vandalizmit, si hedhja e gurëve, duhet të shmangen. Matlija e cilësoi protestën aktuale si më të bukurën dhe masiven e 36 viteve të fundit në Shqipëri.

Sipas Matlijës, protesta nuk ka nevojë të përfaqësohet nga individë apo grupe të caktuara. Çdo tentativë për përfaqësim e kthen atë në një shënjestër të lehtë, duke rrezikuar diskreditimin në rast gabimesh. Ai argumentoi se protesta duhet të jetë pa shënjestër, pasi populli në masë është aktori kryesor dhe i pa gabueshëm.

Matlija nënvizoi se individët që dalin për të folur nuk mund të pretendojnë një mandat të përgjithshëm për të përfaqësuar gjithë protestën. Këto komente vijnë pasi kryeministri Edi Rama shpërndau një deklaratë të mëparshme të avokatit, ku ai distancohej nga dhuna.