Avokati Arianit Koci ka bërë publik rastin, pas njoftimit nga familjarët e Memçajt. Koci tha se do të shqyrtojë rastin dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për mbrojtjen e të drejtave të Memçajt.

Familjarët e Memçajt nuk e bënë publik rastin më herët nga frika e pasojave për të dhe familjen, pasi shpesh kalojnë tranzit në Serbi drejt Kosovës. Koci kërkoi nga institucionet e Republikës së Kosovës që t'i kushtojnë vëmendjen e duhur rastit dhe të ofrojnë mbështetjen e nevojshme.

Avokati Koci theksoi se po merr informacione të shumta për ndalimin e shtetasve të Kosovës gjatë kalimit në Serbi. Ai shtoi se në disa raste, autoritetet serbe po kontrollojnë edhe përmbajtjen e telefonave celularë. Koci u bëri thirrje qytetarëve që t'i njoftojnë institucionet e Kosovës nëse ndeshen me situata të ngjashme.