AUV sqaroi se nuk ka dërguar asnjë email me rezultate, pasi analizat janë ende në proces. Agjencia theksoi se lajmet me rezultate të tilla nuk paraqesin qëndrimin zyrtar të institucionit.

Sipas AUV-së, rezultatet zyrtare do të bëhen publike vetëm pas përfundimit të të gjitha analizave laboratorike dhe verifikimit nga autoritetet kompetente. Kjo u theksua gjithashtu gjatë një takimi të mbajtur me përfaqësuesit e qumështores "Vita" dhe Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit.

Më herët, qumështorja "Vita" kishte njoftuar se rezultatet e mostrave të produkteve të saj, të analizuara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, kishin treguar se produktet nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe as vaj palme.