Pjesa e dytë e autostradës Shkup-Bllacë, me gjatësi 10.5 kilometra, pritet të fillojë ndërtimin në muajin gusht. Projekti i plotë ka një vlerë prej rreth 200 milionë eurosh, ndërsa punimet do të zgjasin katër vite.

Ky projekt, i premtuar që nga viti 2008, konsiderohet një lidhje e rëndësishme ekonomike dhe sociale. Ai synon të lehtësojë udhëtimin mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duke ofruar një korridor më të shpejtë për qytetarët dhe bizneset. Autostrada do të shkurtojë kohën e udhëtimit dhe do të ndikojë pozitivisht në shkëmbimet tregtare dhe lëvizjen e mërgatës.