Në një konferencë shtypi, Zekolli Shaqiri theksoi se nënshkrimi i kontratës për ndërtimin e pjesës së dytë të autostradës dëshmon realizimin e projekteve përmes punës, jo propagandës. Ajo përmendi se BDI e premtoi këtë autostradë në vitet 2008, 2011, 2014, 2017, 2020 dhe 2023.

Sipas Zekolli Shaqirit, pas këtyre premtimeve, qytetarët panë vetëm rreth 2 kilometra rrugë të ndërtuar. Ajo theksoi se aleanca VLEN patriotizmin e mat me punë. Zëvendësministrja shtoi se pas vitesh pritje, rruga Shkup-Bllacë po kalon nga premtimi në realizim konkret.