Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se punimet për autostradën Ohër-Kërçovë po përshpejtohen. Ky projekt, me një dinamikë të shkëlqyer, tashmë ka hyrë në fazën përfundimtare.
Mickoski theksoi se janë zgjidhur problemet e trashëguara, sidomos ato me rrëshqitjet e dheut dhe pjerrësitë. Galeria e parë, nga gjithsej 14, është përfunduar dhe asfaltuar plotësisht. Kjo galeri paraqet një arritje inxhinierike, veçanërisht për shkak të terrenit malor të vështirë ku kalon traseja.
Punimet po zhvillohen me ritëm të lartë edhe në tunele, ku aktivitetet ndërtimore janë në fazën përfundimtare.