Maqedonia e Veriut po përshpejton ndërtimin e autostradës Ohër-Kërçovë. Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se puna po avancon me dinamikë të shkëlqyer, duke shënuar hyrjen në fazën përfundimtare.
Mickoski theksoi zgjidhjen e problemeve të trashëguara, sidomos ato me rrëshqitjet e dheut dhe pjerrësitë. Galeria e parë nga gjithsej 14, tashmë ka përfunduar plotësisht dhe është asfaltuar. Kjo galeri paraqet një arritje inxhinierike, duke marrë parasysh terrenin e ndërlikuar malor të trasës së autostradës.
Punimet po vijojnë me ritëm të lartë edhe në tunele. Aktivitetet ndërtimore në këto segmente gjithashtu ndodhen në fazën përfundimtare.