Zjarri shpërtheu gjatë lëvizjes së mjetit. Flakët e përfshinë automjetin në pak minuta. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.

Shërbimet zjarrfikëse nga Vlora mbërritën në vendngjarje dhe shuan flakët, duke parandaluar përhapjen e tyre. Dyshohet se shkak i zjarrit ishte një defekt në sistemin elektrik të automjetit, i favorizuar nga temperaturat e larta. Hetimet do të zbardhin rrethanat e plota të ngjarjes.