Zjarri shpërtheu në automjet ndërsa po lëvizte në rrugën Vlorë-Radhimë. Forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje. Ato arritën të shuajnë flakët dhe të izolojnë vatrën e zjarrit.
Edhe pse mjeti u shkrumbua pothuajse plotësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.