Një makinë ka marrë flakë rreth orës 12:25, teksa ishte në lëvizje në një rrugë të brendshme të Cërrikut. Para përfshirjes nga zjarri, dëshmitarët raportuan një zhurmë të fortë, e cila ngjante me një shpërthim.
Drejtuesja e automjetit, një grua, doli menjëherë nga mjeti. Ajo nuk pësoi lëndime. Zjarri shkaktoi dëme të konsiderueshme në automjet. Shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta dhe priten të hetohen nga autoritetet përkatëse.