Afaristi prizrenas Armend Perolli dhuroi një automjet për Këshillin e Bashkësisë Islame (KBI) në Prizren. Mjeti i markës "Opel Vivaro" do të shërbejë për nevoja operacionale të institucionit.

KBI-ja bëri të ditur se automjeti do të përdoret specifikisht për bartjen e kufomave. Valon ef. Ibrahimi, kryetar i KBI-së në Prizren, pranoi donacionin dhe falënderoi Perollin për kontributin. Ky donacion vlerësohet si ndihmesë për veprimtarinë e KBI-së dhe për komunitetin në përgjithësi.