Vogëlushi 4-vjeçar u zbulua i pajetë në banesën e familjes në veri të Sidneit. Hetuesit po shqyrtojnë gjithashtu mundësinë e kanibalizmit, duke pasur parasysh deklarimet e dhëna nga e dyshuara.

Ngjarja u zbulua pasi nëna shkoi vetë në një komisariat policie të shtunën. Ajo ngriti dyshime për sigurinë e fëmijës. Pas kontrollit, policia gjeti trupin e pajetë të djalit. Skena ishte aq tronditëse sa disa efektivë dhe ekipe emergjence kërkuan mbështetje psikologjike. Inspektori i policisë konfirmoi lëndime të rënda te fëmija, por nuk dha detaje mbi natyrën e tyre.

Gruaja, emri i së cilës nuk është bërë publik, u akuzua për vrasje dhe dhunë në familje. Automjeti i saj dhe prova të tjera u sekuestruan për hetime të mëtejshme. Gjykata i refuzoi lirimin me kusht dhe seanca e radhës është caktuar më 1 shtator.

Nëna dhe djali ishin zhvendosur në banesën me qira në fillim të vitit, pas një incidenti të dyshuar dhune në familje me një ish-partner. Fqinjët deklaruan se nuk kishin vënë re shenja paralajmëruese.