Kristjan Asllani është në listën e transferimeve nga Interi për këtë merkato vere. Menaxheri i tij, Federiko Pastorelo, ka zhvilluar takime në selinë e klubit, ku po prezanton oferta për mesfushorin.

Kërkesat financiare të Interit vështirë se do të plotësohen nga klubet italiane, duke bërë që vëmendja të zhvendoset drejt tregjeve të huaja. Arabia Saudite po shfaqet si një destinacion preferencial për lojtarët në situata të ngjashme.

Në edicionin e kaluar, Asllani luajti në huazim fillimisht te Torino dhe më pas te Beshiktash. Pavarësisht vlerësimit pozitiv për paraqitjet e tij me klubin turk, Beshiktash nuk pranoi të paguante 11 milionë euro për kartonin e lojtarit.