Menaxheri i Kristjan Asllanit, Federiko Pastorelo, u takua me drejtuesit e Interit për të diskutuar ofertat për lojtarin. Interi kërkon të shesë mesfushorin shqiptar, por vështirësia e plotësimit të kërkesave financiare në Itali e bën më të mundshëm një transferim jashtë vendit.

Arabia Saudite është shfaqur si një destinacion potencial, me klube që kanë shfaqur interes. Edicionin e kaluar, Asllani u huazua fillimisht te Torino dhe më pas te Beshiktash. Megjithëse paraqitja e tij te klubi turk u vlerësua pozitive, Beshiktash nuk pranoi të paguante 11 milionë euro për blerjen e kartonit. Pritet që Asllani të vazhdojë karrierën e tij larg Italisë.