Kristjan Asllani mund të largohet nga Interi gjatë merkatos së verës. Klubi zikaltër po vlerëson ofertat për mesfushorin shqiptar.

Paralelisht, Atalanta ka arritur marrëveshje me Cagliarin për transferimin e mesfushorit Gianluca Gaetano. Ky transferim kap shifrën e 12 milionë eurove, plus 2 milionë euro bonuse. Gaetano pritet të kryejë testet mjekësore nesër, duke shënuar kështu transferimin e parë të merkatos verore për Atalantën.

Largimi i Gaetanos nga Cagliari e bën Asllanin një alternativë të mundshme për zëvendësimin e tij. Turqia dhe Arabia Saudite janë gjithashtu destinacione të përmendura për Asllanin.