Publikimet, të bazuara në regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave të vitit 2024, përfshijnë 56 raporte. Parashikimet e popullsisë ofrojnë zhvillimet demografike për vitet e ardhshme, ndërsa profilet e komunave japin një pasqyrë krahasuese të zhvillimit lokal ndërmjet viteve 2011 dhe 2024.

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Agon Batusha, theksoi rëndësinë e të dhënave për institucionet lokale dhe planifikimin e shërbimeve publike. Batusha vlerësoi punën e ASK-së, duke theksuar se ajo plotëson standardet teknike të Bashkimit Evropian, duke ndihmuar në hartimin e politikave vendimmarrëse.

Edhe eksperti ndërkombëtar, Eduardo Jongstra, vlerësoi metodologjinë dhe besueshmërinë e këtyre publikimeve. Jongstra theksoi se profilet janë mjaft kredibile, veçanërisht duke pasur parasysh ndryshimet politike dhe ekonomike të ndodhura midis viteve 2011 dhe 2014.