Ish-anëtarja e Pussycat Dolls, Ashley Roberts, rikrijoi paraqitjen e Madonnës nga çmimet Grammy të vitit 2006. Ajo veshi një fustan korse ngjyrë vjollcë, të ngjashëm me atë të artistes së njohur.
Festa u mbajt në Magazine London për të festuar publikimin e albumit “Confessions II”. Ky album, i lansuar më 3 korrik, vjen pas suksesit të “Confessions on a Dance Floor” dhe shënon rikthimin e Madonnës me materiale të reja pas turneut botëror “Celebration”.
Në këtë mbrëmje festive mori pjesë edhe aktorja Jaime Winstone, e cila gjithashtu bëri homazh Madonnës. Winstone rikrijoi disa prej paraqitjeve të njohura të saj nga vitet '80 dhe '90, duke nderuar stilin ikonik të divës së muzikës pop.