Partia politike thekson se afatet europiane kanë kaluar, ndërsa qytetarët vazhdojnë të dëgjojnë vetëm arsyetime dhe interpretime diplomatike. ASH-ja deklaron se Qeveria premtoi përshpejtim të rrugës europiane, por në vend të kësaj ka sjellë stagnim.

Sipas ASH-së, në vend që të hapen kapitujt negociues, vendi pret raportin e radhës. Ajo thekson se qytetarëve u ofrohet propagandë në vend të reformave të vërteta.

Aleanca për Shqiptarët mban përgjegjës direkt partnerët shqiptarë në Qeveri për këtë dështim, duke argumentuar se ata nuk mund të fshihen pas deklaratave të përgjithshme, pasi premtuan Evropë dhe tani heshtin. ASH kërkon përgjegjësi politike, reforma reale dhe rikthim të seriozitetit në agjendën europiane të vendit. Partia vë në dukje se rruga drejt Bashkimit Europian ndërtohet me punë, vendime dhe guxim politik, jo me fjalë.