ASH theksoi se Kos e bëri të qartë se miratimi i ndryshimeve kushtetuese është kusht i domosdoshëm për nisjen zyrtare të negociatave. Partia paralajmëroi se pa konsensus ndërpartiak për Kodin Zgjedhor, momenti aktual rrezikon të shkojë dëm.

Sipas ASH-së, parashikimi i BE-së për pranimin e një anëtari të ri nga Ballkani Perëndimor deri në vitin 2028 rëndon përgjegjësinë e klasës politike vendase. Ndërkohë që Mali i Zi përfiton trefish më shumë fonde nga BE-ja falë progresit, Maqedonia e Veriut rrezikon të mbetet mbrapa. Kjo ndodh për shkak të paaftësisë për vendimmarrje të brendshme dhe mungesës së vullnetit politik, jo për shkak të kushteve të jashtme.

ASH shtoi se premtimet e VLEN-it për prioritetin evropian dhe kërcënimet për rishqyrtim të pjesëmarrjes në qeveri, pa veprim konkret, kanë mbetur thjesht retorikë. Çdo vit vonesë si pasojë e bllokadës nënkupton humbje të mundësive, më pak investime, standard më të ulët jetese dhe rritje të emigrimit të të rinjve.