Këtë e deklaroi deputeti Halil Snopçe, duke theksuar pozicionin e partisë së tij pas debatit mbi Kodin e ri Zgjedhor. Ai tha se ASH dëshiron që diaspora të ketë mundësi të votojë, por votat e tyre duhet të ndikojnë te 120 deputetët ekzistues në Maqedoninë e Veriut, bazuar në adresat e tyre të regjistruara në vend.

Snopçe theksoi se propozimi i ASH është që të hiqen tre zonat zgjedhore aktuale për diasporën, ku secila zonë zgjedh një deputet. Ai argumentoi se, nëse regjistrimi i popullsisë përfshin edhe diasporën, atëherë është logjike që vota e tyre të ndikojë drejtpërdrejt te deputetët që zgjidhen brenda vendit. Kjo do të rriste ndikimin e diasporës në përbërjen e Kuvendit, pa krijuar vende të posaçme deputetësh.