Këtë qëndrim e bëri të ditur deputeti Halil Snopçe pas diskutimeve për Kodin e ri Zgjedhor. Ai theksoi se partia preferon që votat e diasporës të ndikojnë direkt te 120 deputetët ekzistues, bazuar në vendndodhjen e tyre të regjistruar.
Sipas Snopçes, ky qasje është logjike, sidomos nëse regjistrimi i popullsisë përfshin edhe diasporën. ASH kundërshton heqjen e tre zonave zgjedhore të veçanta për diasporën dhe kërkon që votat e tyre të ndikojnë në rezultatet e përgjithshme brenda Maqedonisë së Veriut.