Operacioni lidhet me hetimet për pastrimin e parave nga trafikimi i drogës. Ky hetim, i cili përfshin pastrimin transnacional të të ardhurave nga droga, është bashkërenduar nga autoritetet italiane dhe franceze. Europol dhe Eurojust gjithashtu kanë koordinuar veprimet, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Speciale dhe Policinë e Kosovës.
Detaje të tjera për këtë operacion priten të bëhen publike në një konferencë për media.