Rep-artisti nga Kumanova, Bardhi, ka rrëfyer episode të ndryshme nga jeta e tij. Ai kujtoi periudhën e luftës, kur shtëpia e familjes së tij u godit me bombë. Dyert e shtëpisë ishin plot me plumba, sipas artistit.

Bardhi theksoi se besimi në Zot e ka ndihmuar të përballojë zhgënjimet dhe momentet më të vështira. Ai foli edhe për familjen e madhe ku u rrit dhe vlerat që trashëgoi prej saj. Sipas tij, ardhja në jetë e fëmijës e ka ndryshuar rrënjësisht. Artisti shprehu dëshirën që të ishte bërë baba më herët, pasi prindërimi i ka dhënë një kuptim tjetër jetës. Ai përmendi gjithashtu një vajzë dhe dashurinë e madhe që po vjen në jetën e tij.

Në fund të intervistës, Bardhi bëri një deklaratë romantike për partneren e tij, Sarën. Ai tha se edhe po të kishte një jetë tjetër, nuk do të gjente një person më të mirë se ajo.