Arsimtari i ka cilësuar autoritetet qeverisëse si një “organizatë kriminale”, duke theksuar se situata aktuale është “për të ulëritur”. Ai ka bërë thirrje për një ndryshim rrënjësor dhe largimin e drejtuesve aktualë.
Sipas dëshmisë së tij, një vajzë e njohur në Angli e ka kontaktuar, duke i treguar se i kishin kërkuar ndihmë për fushatën elektorale. Arsimtari ka theksuar se nuk ia kishte dhënë numrin e saj askujt, duke sugjeruar se të dhënat ishin marrë në mënyrë të paligjshme. Pas refuzimit për të siguruar votat e kërkuara, ai ka deklaruar se është larguar nga puna.
Protestat në sheshin “Skënderbej” dhe marshimi drejt Kryeministrisë vazhdojnë, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshim politik në vend.