Një ndjekje policore mes Rahovecit dhe Gjakovës përfundoi me arrestimin e një shoferi. Ngjarja nisi të dielën në mëngjes, kur drejtuesi i një automjeti nuk iu bind urdhrit të policisë në fshatin Krushë të Rahovecit.

Zyrtarët policorë ndoqën automjetin. Në rrugën magjistrale Prizren–Gjakovë, i dyshuari refuzoi sërish të ndalonte dhe tentoi të godiste zyrtarët. Ndjekja vazhdoi drejt Gjakovës. Në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, i dyshuari goditi një automjet zyrtar të Policisë, duke shkaktuar një aksident trafiku. Në aksident u përfshi edhe një makinë civile.

Pas aksidentit, i dyshuari u përpoq të largohej në këmbë, por u ndalua dhe u shoqërua në stacionin policor. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, konfirmoi ndalimin për 48 orë. Ndaj tij janë iniciuar rastet “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar”.